50 vjet nga numri i parë i gazetës “Studenti”

schedule22:40 - 26 Tetor, 2017

schedule 22:40 - 26 Tetor, 2017

50 vjet më parë në tregun mediatik shqiptar u botua numri i parë i gazetës “Studenti”. Gazetarë dhe krijues, bashkëpunëtorë të saj ndër vite kujtuan të enjten përmes një dokumentari rrugëtimin e këtij organit mediatik. Gazetari Arben Muka, drejtuesi 7 viteve të fundit të këtij organi apeloi për hapësira më të mëdha mediatike për të rinjtë.

Nisi me këtë batutë përvjetori i 50-të botimit të parë të gazetës “Studenti”. Gazetarë e krijues, bashkëpunëntorë, por edhe drejtues të saj ndër vite u mblodhën të enjtën për të kujtuar themelimin e këtij organi mediatik studentor.
Një dokumentar rifreskoi kujtesën e pjesëmarrësve mbi udhëtimin e gazetës që lindi në vitin 1967 dhe u shtyp deri në vitin 1994.
Aktorë të rëndësishëm të gazetës përmendnin përparësitë, kufizimet, favoret dhe dobësitë e saj, një prej të cilave pamundësia e shmangies së censurës.
Për gazetarin Arben Muka, drejtuesi i “Studenti”-t në 7 vitet e fundit të botimit dhe në kapërcyellin e viteve 1990, kjo nuk pati vështirësi në tranzitin mes dy sistemeve.
Ai apeloi për hapësira më të shumta mediatike për të rinjte.
Në 27 vitet e jetës së saj, në faqet e “Studentit” u botua publicistikë dhe krijime letrare të personave që aktualisht janë nga emrat më të rëndësishëm në këto fusha.

 

https://youtu.be/9CSMi4teEnk