“Shqiponja” e Eleni Foureiras irriton grekët

schedule23:37 - 3 Maj, 2018

schedule 23:37 - 3 Maj, 2018

Simboli i shqiponjës dykrenare i Eleni Foureiras, duket se ka irrituar mediat greke. Gjesti i këngëtares me origjinë shqiptare ka bërë jehonë në të gjithë mediat e vendit fqinj. Veprimi i Eleni Foureira, e cila do të përfaqësojë Qipron në Eurovision, pritet të diskutohet dhe të ngjallë reagime, shkruajnë mediat greke.
Disa prej tyre shkuan edhe më tej, që gjestin e një simboli kombëtar, e hiperbolizuan. I tillë është rasti i televizionit “Star”, që në faqen e tij në internet shkruan se Eleni Foureira dhe këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa bënë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”, duke e lidhur me nacionalistët dhe UÇK-në.

Ndërkohë, përdorues të rrjeteve sociale në Greqi, simbolin e shqiponjës dykrenare të Elenit e kanë konsideruar provokim. Na ndajnë pak ditë nga Eurovizioni që zhvillohet në Portugali dhe dy këngëtarët shqiptarë Bushpepa dhe Foureira, që njëri përfaqëson Shqipërinë e tjetri Qipron, janë takuar dhe kanë përshëndetur me simbolin e shqiponjës. /tvklan.al