43 viktima nga COVID në Greqi, 88% e pacientëve të intubuar pa vaksinuar

schedule17:28 - 18 Tetor, 2021

schedule 17:28 - 18 Tetor, 2021

43 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi nga COVID-19. 3164 është numri i personave që janë zbuluar se janë infektuar ditën e sotme në vendin fqinj.

Numri ka rritje krahasuar me ditët e fundit. Në spitale të intubuar janë 347 persona të cilët vijojnë betejën me sëmundjen.

Mosha mesatare e personave në intubim është 66 vjeç. 81.6% kanë sëmundje tjetër ose janë në moshën 70 vjeç e lart.

Në mesin e pacientëve të intubuar, 307 (88.47%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 (11.53%) janë plotësisht të vaksinuar.

Me 43 viktimat që u shënuan sot në total numri i fataliteteve në Greqi ka shkuar në 15418 që nga fillimi i pandemisë./ Abcnews.al