Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

414 viktima nga koronavirusi në Itali, mbi 18 mijë të infektuar, rriten shtrimet në spitale

schedule17:48 - 7 Janar, 2021

schedule 17:48 - 7 Janar, 2021

Në  24 orët e fundit në Itali janë shënuar 414 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë që rastet e reja kanë kapur shifrën e 18020 personave nga 121,275 testime që janë bërë në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit ditën e sotme është rritur në 14.9% (+ 3.5% krahasuar me ditën e mërkurën).

Me 414 viktimat që u regjistruan sot, numri total i fataliteteve ka shkuar në 77,291 që nga fillimi i pandemisë. Në raportin ditor të publikuar sot evidentohet fakti se shtrimet në spital u rritën me 117 persona. Në pavijonet e spitaleve janë 23,291 pacientë./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!