“Krejt ndryshe nga të tjerët”, Capital T krenar me veten, ka një mesazh për kolegët

schedule09:52 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:52 - 9 Korrik, 2020

Capital T është rikthyer fuqishëm këtë verë me një sërë projektesh, që janë pjesë e albumit të titulluar “Skulpturë”. Disa prej këngëve të albumit janë lançuar, dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku, në mesin e të cilave është dhe dueti me Ledrin “DMP”, që numëron afro 7 milion klikime në Youtube.

Padyshim, Capital T po i shijon këto arritje në karrierën e tij. Ai së fundmi ka publikuar në Instagram një video, krahas së cilës shkruan se ndihet krenar për suksesin e “Flawless”, një prej këngëve të albumit, por nuk ka kursyer dhe disa thumba për kolegët e tij.

 

View this post on Instagram

 

“FLAWLESS” im so proud of you 🙏🏻 krejt ndryshe prej cka bon industria edhe prap ja dole me triumfu me sukses 💪🏻🥰 #SKULPTURE

A post shared by Capital T (@truekapo) on

FLAWLESS jam shumë krenar. Krejt ndryshe prej çka bon industria edhe prap ja dole me triumfu me sukses”, ka shkruar ai krahas videos që ka marrë komente të shumta. “Kallzoju njerëzve çka osht një hit” i ka shkruar një ndjekës reperit shqiptar nga Kosova.

Capital T ka treguar se pjesa e dytë e albumit do të përmbajë dhe 8 këngë të tjera, mes të cilave 4 janë bashkëpunime. Por emrat e artistëve me të cilët është bërë bashkë, reperi ka preferuar t’i mbajë enigmë deri në publikimin e këngëve. /abcnews.al