41 persona pozitiv me COVID-19, karantinohen qindra pasagjerë që po udhëtonin në anije

schedule23:28 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:28 - 3 Gusht, 2020

Të paktën 41 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në një anije lundrimi Norvegjeze. Mësohet se mes tyre janë edhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Qindra pasagjerë që po udhëtonin me anijen “MS Roald Amundsen” janë vendosur në karantinë dhe janë të pritje të rezultatit të analizave, bënë me dije zyrtarët e anijes.

Ndërkohë për shkak konfirmimit me COVID-19 të pasagjerëve firma Norvegjeze “Hurtigruten” ka ndaluar lundrimet.

“Kjo është një situatë serioze,” tha  shefi Ekzekutiv Daniel Skjeldamsaid, ndërsa shtoi se e vetmja zgjidhje e përgjegjshme është të pezullojmë të gjitha lundrimet”.