40 ton koncentrat e 30 ton bar drejt Dajçit dhe Anës së Malit

schedule09:17 - 26 Mars, 2018

schedule 09:17 - 26 Mars, 2018

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata në Shkodër është drejt përmirësimit dhe ka rënie të nivelit të ujit rreth 30 cm krahasuar me ditën e dielë.  Në të njëjtin njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë sot në zonat e prekura, 40 ton koncentrat dhe 30 ton bar të thatë. Por për Bashkinë e Shkodrës situata është e rëndë dhe nuk ka përmirësim. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha.

Afro 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe nevojiten ushqime dhe veshmbathje për banorët. Gjithashtu ka nevoja për ujë të pijshëm dhe pse bashkia çdo ditë ka dërguar në zonat e permbytura botet me uje. Bashkia e Shkodres insiston për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!