Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 4 humbje jete nga koronavirusi. Autoritete italiane kanë njoftuar po ashtu 479 raste të reja, 50 më pak se dje.
Numri i viktimave në vend që nga shpërthimi i pandemisë ka shkuar në 35.396, ndërsa të infektuarit në 253.915.
Numri i të shëruarëve është 203,786, ndërsa totali i atyre që janë aktualisht pozitivë është 14.733.
Ialia është një nga vendet më të goditura në botë nga koronavirusi. /abcnews.al


