4 të vdekur dhe 57 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:07 - 18 Shtator, 2020

schedule 15:07 - 18 Shtator, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe se janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin 137 e pacientëve.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 939 , me gjithsej 611 humbje jete, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. g.v /abcnews.al