Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 të vdekur dhe 157 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

schedule16:29 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:29 - 26 Gusht, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në vend.

Nga 511 teste të kryera, janë shënuar 157 raste pozitive. Në orët e fundit po ashtu 154 persona janë shëruar ndërkaq 4 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.



Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!