Infermieries ruse që punoi me të brendshme në spital, i ofrojnë punën që e ëndërron çdo femër

schedule05:02 - 22 Maj, 2020

schedule 05:02 - 22 Maj, 2020

Me arsyetimin se është shumë vapë, një infermiere në Rusi është fotografuar teksa u shërben pacientëve me koronavirus, e veshur vetëm me të brendshme.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtoresha e kompanisë së veshjeve të brendshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj:

“Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”, tha Yakusheva.

Fotografia e infermieres u bë virale pasi një nga pacientët e këtij reparti e hodhi në rrjetet sociale.