36 kilogramë kokainë në makinë, i vihen prangat Kapo-s shqiptar të drogës në Itali

schedule18:52 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:52 - 17 Shtator, 2021

Një 48-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me kokainë. I arrestuari bëhet me dije se është Norend Kapo me origjinë shqiptare. Ky person është kapur me 36 kilogramë kokainë të cilën po e transportonte nga Franca për në Itali.

Mësohet se operacioni për kapjen e tij është zhvilluar në zonën e Morgex. Fillimisht policia e ndaloi 48-vjeçarin dhe më pas makina e tij u dërgua në Xhenova ku u kontrolluar me rreze X. Pas këtij kontrolli u zbulua se në sendiljen e shoferit por edhe në atë të pasagjerit ishte fshehur sasia e madhe e kokainës. /abcnews.al/