36 ditë në këmbë drejt vendit të shenjtë! Aventura e 2 shqiptarëve: Do t’ja dalim

schedule19:10 - 27 Shtator, 2022

schedule 19:10 - 27 Shtator, 2022

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin u njohëm me Arnold Grabockën dhe Ili Gërdupin, të cilët janë ndër shqiptarët e rrallë, për mos të thënë të vetmit, që kanë marrë përsipër të realizojnë pelegrinazhin e “El Camino de Santiago”.

Djemtë na njohën më tepër me këtë pelegrinazh, i cili zgjas rreth një muaj dhe kalohet në këmbë në 7 provinca dhe 3 shtete; Francë, Spanjë dhe Portugali.

Ndonëse të përgatitur me vështirësitë që mund të hasnin gjatë rrugës, ata shpresojnë ta përfundojnë pelegrinazhin totalisht pas 36 ditëve.

“Kostoja e më e madhe është ‘camino francese’ starti pra. Ti mund të arrish në Paris me një biletë fluturimi por trenat për të shkuar në pikënisjen e pelegrinazhit, kushtojnë. Në thelb, nuk duht ta ngarkosh shumë çantën. Merr dy-tre rroba, i ndrron përditë dhe i lan. Duhet të jesh praktik absolutisht.” – shpjegon Arnold mbi atë që është përditshmëria e tyre në këtë udhëtim.

“Dje duhet të ishte dita e nëntë, por ishim të sakatuar. Në zgjohemi në 6 dhe në 6.30 nisemi, që mos të na kapë dreka në udhëtim.” – shtojnë më tej djemtë.

“El Camino de Santiago” është një pelegrinazh që të co në faltoren e apostullit Shën Jakobi i madh, dhe përfundimin e ka në Santiago de Compostela të Galicias. Përtej sfidës, ky pelegrinazh mban edhe një rëndësi shumë të madhe shpirtërore, për të cilën djemtë thonë se u kanë kërkuar të afërmve mos të komunikojnë online, për të mos shqetësuar rrugëtimin e tyre shpirtëror.

“Shqiptarë nuk kemi rastisur, por kjo nuk do të thotë që nuk ka shqiptarë që e kanë bërë. Ka shqiptarë që kanë bërë një etapë 5 ditore apo 7 ditore, por jo të plotë. Nga ana tjetër, në një javë kemi bërë 50 mijë shokë të rinj nga e gjithë bota, bashkëmoshatarë.”/abcnews.al