Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

35 vjetori i themelimit të PS/ Rama në Durrës: Fitorja në zgjedhjet e fundit, rezultat i punës kolosale

schedule18:14 - 25 Maj, 2026

schedule 18:14 - 25 Maj, 2026

Kryesocialisti Edi Rama ka çelur ciklin e takimeve të PS në Durrës, duke e cilësuar qytetin si shembull të transformimit të madh që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me transformimin e vetë PS-së. Rama u shpreh se socialistët arritën rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet e fundit, ndërsa theksoi se për pak vota nuk siguruan mandatin e nëntë.

Kryesocialisti tha se rezultatet e PS-së burojnë nga puna, organizimi dhe përkushtimi i strukturave të partisë, duke shtuar se vetëm ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi e kuptojnë sakrificën dhe angazhimin pas fitoreve elektorale.

“E çelim ciklin e takimeve për 35 vjetorin e PS në Durrës jo rastësisht, por sepse Durrësi është shembëlltyra e një transformimi të madh që ka në themel transformimin e vetë Partisë Socialiste. Në zgjedhjet që lamë pas morëm rezultatin më të mirë historik të PS-së. Për një numër shumë të vogël votash nuk e morëm dot mandatin e nëntë, por garantuam një distancë shumë të madhe nga kundërshtarët.

Kush nuk është i përfshirë në këtë familje të madhe dhe rrugëtimin tonë, kush nuk ka idenë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e organizimeve dhe fushatave, mund të gjejë lloj-lloj justifikimesh pse humb. Por kush është pjesë e këtij rrugëtimi dhe e rezultateve tona, e di shumë mirë se ato burojnë nga një punë, organizim, përkushtim dhe një besim i jashtëzakonshëm tek vetja, por edhe nga një vullnet për të bërë më të mirën e PS-së për qytetin, fshatin dhe atdheun tonë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!