Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“301 mjekë dhe infermierë përforcojnë 36 qendrat shëndetësore verore”/ Rama: Është rritur numri i turistëve

schedule16:34 - 25 Maj, 2026

schedule 16:34 - 25 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Durrës në ceremoninë e çeljes së sezonit shëndetësor veror 2026, ku u prezantuan 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar që do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e shërbimit shëndetësor në sezonin turistik, duke e cilësuar rolin e bluzave të bardha si kyç për përfaqësimin e shtetit shqiptar përballë turistëve vendas dhe të huaj.

Kreu i qeverisë nënvizoi se qendrat shëndetësore verore tashmë janë kthyer në një eksperiencë të konsoliduar, e cila ka nisur disa vite më parë me një numër më të vogël profesionistësh.



Sipas tij, rritja e numrit të qendrave dhe e stafit mjekësor këtë vit vjen si përgjigje ndaj fluksit në rritje të turistëve dhe sfidave që sjell sezoni veror. Rama kërkoi angazhim maksimal nga personeli shëndetësor për të përmirësuar shërbimin dhe për të vijuar punën e mirë të realizuar në vitet e mëparshme.

“Arsyeja pse jemi sot se bashku është që të përcjellim për qytetarët vëmendjen e strukturave tona, për shërbimin publik është i lartë. Roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm. E vërteta është që qendrat verore shëndetësore janë tashmë një eksperiencë e konsoliduar, e iniciuar disa vite më parë me një numër të vogël profesionistësh të përfshirë dhe me një rezultat që na kanë bërë të kuptojmë më së mirë se çfarë dehet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni.

Këtë vit numri i qendrave dhe i infermierëve e mjekëve, që do të shërbejnë në këto qendra është rritur. Këtë vit ne presim që numri i turistëve të konsolidohet minimalisht në atë nivel që ishte vitin e kaluar, dhe në momente të caktuara të rritet. Do të shohim në tërësi shifrat. Kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese.

Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë më të mirë për të përmbushur misionin. Është misioni i Shqipërisë, kur ata të huaj ju takojnë juaj. Jeni e vetmja shëmbëlltyrë e shtetit shqiptar, që ata takojnë. Shteti shihet tek uniformat e punonjësve të policisë dhe të mjekëve e infermiereve, kur turistët kanë nevojë për ta. Punën e mirë të bërë në vitet e shkuara të bëjmë të pamundurën që ta përmirësojmë në vazhdim”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!