300 mijë euro në mes dhe shumë prapaskena, ç’ndodh te Tirana

schedule15:58 - 5 Janar, 2021

schedule 15:58 - 5 Janar, 2021

Rreth 300 mijë euro fusin në kolaps Tiranën, që sheh t’i mbyllet merkatoja dhe i duhet të zgjidhë një çështje madhore. Për shkak të Moctar Cisse, sulmuesi nga Mali që luajti një sezon me kampionët në fuqi të vendit, dhe problemeve që kishte me ish-klubin e tij, Wydad Casablanca, është krijuar e gjithë kjo situatë.

Te Tirana janë ende në ajër dhe askush nuk di të japë nëj sqarim, edhe pse online mund të gjesh versione të ndryshme. Një version është që i detyrohen lojtarit 200 mijë euro, kurse ajo që mëson abcnews.al është se Tirana i detyrohet klubit nga Maroku.

Një situatë pak a shumë si ajo e Partizanit me Eraldo Çinarin, por që ka një ndryshim të madh. Ajo që mësojmë është se Tiranës i është hedhur poshtë apelimi i vendimit në CAS dhe duhet të gjejë një marrëveshje me Wydad Casablanca për pagesën, në mënyrë që t’u zhbllokohet merkato.

LËMSHI ME CISSE – Në korrik të vitit 2015, sulmuesi iu bashkua skuadrës së Wydad Casablanca në Marok. Në janar të vitit 2016 ai nënshkroi më Berkane, ku do të huazohej për gjashtë muaj. Wydad në krahun tjetër nuk e lejoi këtë lëvizje dhe i kërkoi të shkonte në divizionin e dytë, me Sale, për pjesën e mbetur të sezonit.

Cisse nuk e pranonte huazim dhe kërkonte që të shkonte te Hoceima, klub që kishte shprehur interes me të. Qartazi kishte një çështje mes tij dhe klubit maroken dhe kjo u konfirmua edhe pasi iu bashkua Tiranës, verën e vitit 2016. FIFA dha “OK”-in për sulmuesin, i cili luajti Për Tiranën nga muaji nëntor. 23 ndeshje dhe 2 gola në Superiore, ishte bilanci i Cisse me kampionët e Shqipërisë. /abcnews.al

 

Kur Tirana merrte OK për Cisse