Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA, Meta: Frymëzim për zgjedhje të lira

schedule13:52 - 15 Mars, 2021

schedule 13:52 - 15 Mars, 2021

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale. Meta shprehet se kjo datë historike shënon edhe një moment për të nderuar ata shqiptarë që sakrifikuan jetën duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Kreu i shtetit shton se kjo ngjarje i frymëzon shqiptarët për parimin e çdo shoqërie demokratike që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.



Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!