Policia italiane ka arrestuar në portin e Barit një shtetas shqiptar dhe një greke me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Idenditeti i 21-vjeçarit dhe 18-vjeçares nuk bëhet i ditur. Mediat italiane njoftojnë se gjatë kontrollit të automjetit të tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 30 kilogramë heroinë. Droga ishte fshehur në sediljet e makinës, e cila ishte nisur nga Greqia drejt Italisë me traget. Heroina ishte ndarë gjithsej në 56 pako. Hetuesit italianë theksojnë se dy të rinjtë ishin thjeshtë korrierë droge./abcnews.al
30 kg heroinë, arrestohen i riu shqiptar dhe grekja
schedule12:15 - 10 Korrik, 2018
schedule 12:15 - 10 Korrik, 2018