3 shenjat e horoskopit që kanë intuitë më të lartë

schedule11:49 - 31 Maj, 2020

schedule 11:49 - 31 Maj, 2020

Përpos karrierës, marrëdhënies në çift, apo shëndetit, yjet mund të tregojnë shumë dhe për inteligjencën tuaj. 3 shenjat që njihen për intutitë më të lartë janë:

Shigjetari

Intuita e Shigjetarit preket kur meditojnë dhe reflektojnë për botën dhe jetën e tyre. Në këto momente, ata shpesh gjejnë përgjigjet e duhura për dilemat dhe komplikimet e jetës.

Akrepi

Intuita e njerëzve të Akrepit funksionon njëzet e katër orë në ditë dhe komunikimi midis tyre është shumë i rrjedhshëm dhe i thjeshtë. Falë kësaj mençurie, Akrepët e kanë të lehtë të “lexojnë” njerëzit e tjerë, duke identifikuar dëshirat dhe synimet e tyre.

Akrepat priren të lidhen me njerëz pozitivë, pasi ato kanë aftësinë të tregojnë nëse një person është i vërtetë apo i rremë që në fillim. Ata rrallë mashtrohen.

Peshqit

Peshqit janë njerëz intuitivë dhe intelektualë nga natyra, të interesuar të njohin gjërat në një mënyrë më kuptimplotë, përtej sipërfaqes. Ata janë gjithashtu reflektues, çdo ditë marrin kohë për të kuptuar më thellë për veten dhe botën përreth tyre.

Peshqit kanë mendje të hapur dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndjekin zemrat e tyre, pasi besojnë se janë burimi i intuitës.  /abcnews.al