266 të sëmurë aktivë me koronavirus, ku janë vatrat më të nxehta

schedule11:38 - 4 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 4 Qershor, 2020

ISHP konfirmoi 13 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme duke e çuar në 1 197 numrin total të të prekurve që kur filloi pandemia në vend.

Pas disa ditësh me raste të pakta dhe rritje të numrit të të shëruarve, sëfundmi është rritur edhe numri i personave aktivë me koronavirus.

Kështu, sipas ISHP numri total i personave që jane ende të sëmurë me koronavirus është 266 dhe pjesa dërrmuese e tyre, plot 68 për qind janë në Tiranë.

Krahas Tiranës, zonat më problematike janë edhe Kruja me 23 raste aktive, Durrësi me 15 raste aktive, Kamza me 12 raste aktive dhe Shkodra me 11 raste aktive. /abcnews.al