Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

250 mijë euro për një leje qëndrimi në Greqi

schedule18:15 - 26 Mars, 2019

schedule 18:15 - 26 Mars, 2019

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin një leje qëndrimi në Greqi duhet të paguajnë një shumë prej 250 mijë eurosh, duke blerë pasuri të patundshme në vend. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Emigracionit në vend, numri i këtyre personave është në rritje.

Prej disa vitesh, Greqia ofron leje qëndrimi për shtetas jokomunitarë që blejnë pasuri të patundshme me vlerë të paktën 250.000 euro. Ky është i vetmi kusht që ata të pajisen me leje qëndrimi pesë vjeçare e të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në gjithë hapësirën Shengen.

Programi, me emrin “Viza e Artë”, nisi të zbatohej në vitin 2013, si një përpjekje për t’i bërë transfuzion sektorit të ndërtimit dhe atij imobilar që po përjetonin një vdekje të ngadaltë.

Që atëherë, deri në Nëntor 2018, numri i lejeve të dhëna investitorëve të tillë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, ka arritur në afro 10.000. Tendenca është vazhdimisht në rritje, thotë drejtori i Drejtorisë së Emigracionit dhe shtetasve të huaj në Athinë, Ilias Hronopoulos.

Ilias Hronopoulos: Në qendër të kryeqytetit ka shtetas kinezë dhe turq. Në bregdetin e Athinës ka rusë dhe turq. Këto janë tri kategoritë kryesore që marrin leje qëndrimi me “Vizën e Artë”.

Pyetje: Po shqiptarë?

Ilias Hronopoulos: Ende nuk kemi aplikime nga shqiptarë. Duket se shqiptarët investojnë në vendin e tyre.

Programi “Viza e Artë”, ka bërë vezë të arta për financat publike greke. Që nga viti 2013 që nisi të zbatohej e deri më sot, vlerësohet se arka e shtetit ka grumbulluar 2.5 miliardë euro. Por Komisioni Europian e ka kritikuar Greqinë për faktin se autoritetet nuk kontrollojnë origjinën e shumave që investojnë shtetasit e huaj, që duan të përfitojnë Vizën E artë.

Sipas Brukselit, në këtë mënyrë favorizohet pastrimi i parave. Ilias Hronopoulos thotë se kjo është një çështje që nuk i përket shërbimit të emigracionit, por Bankës Qendrore.

Ilias Hronopoulos: Secili mund të hyjë në Greqi me një vizë turistike apo një vulë në pasaportë e të blejë një pasuri të patundshme. Pa kaluar nga asnjë lloj kontrolli. Ndoshta duhen bërë kontrolle të tilla. Sepse flitet shumë, për mafie, për krim të organizuar.

Tash së fundi, pritet të votohet një amendament, i cili e zgjeron gamën e përfituesve nga viza e artë. Amendamenti parashikon që mund të marrin leje pesëvjeçare, gjithë ata shtetas të huaj që investojnë në obligacionet greke minimalisht 400.000 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!