25 të vdekur, Pekini anulon festimet për Vitin e Ri kinez

schedule14:00 - 23 Janar, 2020

schedule14:00 - 23 Janar, 2020

Numri i të prekurve nga virusi ka shkuar në 611 vetëm në Kinë, dhe brenda territorit të vendit më të populluar në botë vetëm 7 rajonë kanë mbetur pa u prekur.

Ndërkohë për shkak të virusit misterioz që tashmë ka shkaktuar vdekjen e 25 personave në Kinë, Pekini ka anuluar të gjitha festimet për Vitin e Ri kinez. Autoritetet për të shmangur përhapjen e virusit kanë urdhëruar gjithashtu dhe shtyrjen e daljes në kinema të shtatë filmave që priten në kuadër të Festivalit të pranverës./abcnews.al