24 orë të përgjuar? Xhesika: Nuk më ftuan, Aleksi: Arjolën e dua por se kam parë

schedule18:54 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:54 - 18 Tetor, 2021

Xhesika Polo dhe Aleks Seitaj nuk njihen vetëm për artin e tyre të padiskutuar, por njëkohësisht edhe për miqësinë e ngushtë që ndajnë me njëri tjetrin. Të ftuar në ‘Abc e Pasdites me Ermal Peçi, të dy miqtë ndan të fshehtat dhe të vërtetat mes lajmeve të bujshme shumë të përfolura, siç është ajo e natyrës së marrëdhënies së tyre.

“Jemi njohur kur kemi qenë shumë të vegjël. Unë kam qenë 16 vjeç kur jam njohur me Alexin, në 2013 dhe e kam dashur si njeri pa e njohur fare… më ka thënë ‘e ke hundën shumë të ngrënshme’ dhe nuk ka qenë asnjëherë në konotacion seksual marrëdhënia jonë, kurrë. Është një marrëdhënie që rrallë e gjejnë njerëzit. Kemi marrëdhënien më pak toksike.” , shprehu këngëtarja mbi fillimisht e shoqërisë mes tyre.

Artistët prezantua projektin më të fund, një risjellje e këngës shumë të famshme Arcade nga Duncan Laurence. Por në këtë bashkëpunim të fundit, Xhesika na surprizoi me personazhin e veçantë që bëri pjesë të materialit muzikor:

“Kemi dhe një njeri shumë të veçantë për të falenderuar faktikisht. Njeriu që ka kontribuar te kjo këngë, që ka bërë backvokalet. Është një artist i ri që do hyjë shumë shpejt në treg. Artur Polo quhet, babi im.”

“Jam edhe unë pjesë e familjes të lutem shumë, prej 9 vitesh.”,  ndërhyri më sportivitët Aleksi, duke theksuar lidhjen e ngushtë shoqërore mes tyre.

Ndonëse erdhi nën petkun e këngëtarit edhe pse i prezantuar si personazhi i famshëm Vezirja, Aleksi shprehu se kënga është më tepër një passion dhe një formë argëtimi për të, por kurrë nuk mendon të nis një karrierë serioze muzikore.

I pyetur nga Ermali nëse do të merrte pjesë në formatet e reality show, Aleksi tha “unë nuk mundem, pusho mos fol…”, një fjali e ndërprerë nga Xhesika e cila tha:

“Mua s’më kanë ftuar. Kanë pas frikë të më ftojnë. Do bëhej si kasaphane aty.”

Aleksi komentoi edhe mikeshën e tij të mirë Arjola Demiri e cila së fundmi është bërë pjesë e një formati të tillë duke thënë se “është shumë vajzë e mirë, mikeshë e mirë, e përkrahë Arjolën po nuk shoh televizor”./abcnews.al