2020-a vjen me ndryshime, këtë vit nuk ka “Kënga Magjike”

schedule08:21 - 4 Janar, 2020

schedule 08:21 - 4 Janar, 2020

Ardit Gjebrea ka njoftuar se për këtë vit ka ndryshime rrënjësore në emisionet “E diela shqiptare” dhe “Kënga Magjike”.

Ai ka treguar se këtë vit, festivali muzikor “Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet.

Arditi sqaron se festivali do të rikthehet në pranverën e vitit 2021.

Për pasojë, ndryshime do të ketë edhe në “E diela shqiptare”.

Në sezonin e ri, që do të nisë në shtator emisioni do të jetë më i pasur në programacion.

Ky vendim vjen pas polemikave të shumta që ngjalli “Kënga Magjike 2019”. Këngëtarët dhe publiku nuk ishin të kënaqur me formulën e votimit dhe me siguri në vitin 2021 do ketë ndryshime./abcnews.al