201 viktima dhe mbi 4400 të infektuar me COVID-19 sot në Itali, bien shtrimet

schedule18:14 - 18 Maj, 2021

schedule 18:14 - 18 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 201 viktima nga COVID-19 dhe 4452 raste të reja nga 262864 testime që janë bërë. Të shëruarit ishin 11831 qytetarë.

Numri i infektimeve pësoi një rritje krahasuar me të hënën, ku ishin 3455 raste nga 118924 teste, ndërsa me rritjen e tamponëve u rrit edhe numri i qytetarëve që u zbuluan se ishin të prekur nga sëmundja.

Gjithashtu po sipas medieve italiane vërehet një rënie e shtrimeve në spitale. Aktualisht pozitivë në Itali janë 315,308 qytetarë. Viktimat që nga fillimi i pandemisë janë 124497./ Abcnews.al