20 vite krijimtari pjesë e ekspozitës “Rebele”

schedule22:46 - 8 Prill, 2021

schedule 22:46 - 8 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Nudo, peizazh, portrete dhe kostume popullore, këto janë katër dimensionet që pasqyrohen në ekspozitën “Rebele” të piktores Adriana Puleshi, çelur me fondin e galerisë Kalo.

20 vite krijimtari, përmblidhen në këtë ekspozitë

“Është një ndër punët e mia që nuk do të bëhet më kurrë besoj. Kjo është punë e bërë në 2006 dhe po mendoja dhe ajo që pash se më mungonte ishte peizazhi i rebeles”, ka thënë ajo.

Forca e ngjyrës dhe e lëvizjes janë dy pikat e forta në  penelat e saj.

Adriana Puleshi njihet edhe si piktorja e pedonales, pasi aty ajo ndihet shpirt i lirë.

Na pëlqen liria dhe kontakti me njerëzit. Atje takon njerëz që nuk do i takonim kurrë në studio”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Punimet e saj janë pjesë e ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, si dhe gjinden në koleksionet private shqiptare dhe të huaja./abcnews.al