17-vjeçarja, e para nxënëse që realizon ekspozitë personale

schedule17:22 - 5 Prill, 2021

schedule 17:22 - 5 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Skulptura është cilësuar si arti  muskujve, por  nxënësja  e liceut Rabie Çollaku, tregon se është edhe forcë e mendjes.  Megjithëse emocionet i ka të përziera.

Ekspozita personale e kësaj nxënëseje “Ngjitja e shkallëve”, sipas mentorit  të  saj shënon  ndër të paktat  në këto 75  vite traditë e  liceut artistik “ Jordan Misja”.

 

“Cilësia prevalon në çdo rast. Ndoshta është e vetmja që një nxënëse bën një ekspozitë personale”, thotë ai.

Këto punime  në  material të ndryshme janë  realizuar në harkun e 1 viti dhe shpesh Rabi vertikalisht ka vënë veten në qendër.

“Dashuria që kam për veten është frymëzimi im i parë,” thotë ajo.

Megjithëse ajo realizon teknika të ndryshme më përzemër ka metalin për këtë arsye.

“Kur vendos daltën dhe çekiçin aty ajo shpërthen dhe largohet, metali nuk largohet kurrë”.

Profesori I saj vecon këtë punim. “Ky përfaqëson një pikë loti”, thotë ai.

Kjo është shkalla e parë, që ngjitë, por e bindur është që rruga  e saj të vazhdoj gjatë , në zbulimin e vetës përmes skulpturës. /abcnews.al