16 pacientë me koronavirus marrin mjekim në spital, nuk ndryshojnë të sëmurët aktivë

schedule11:23 - 25 Maj, 2020

schedule 11:23 - 25 Maj, 2020

ISHP ka njoftuar se aktualisht 16 pacientë të infektuar me Covid-19 po marrin trajtim mjekësor në spital, 4 prej të cilëve tashmë janë në terapi intensive.

Numri i personave aktivë vazhdon të mbetet i pandryshuar për shkak se kanë rezultuar 6 infeksione të reja dhe 6 persona të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Mbështetur në strategjinë e lehtësimit të masave mbi kriteret e rasteve të shtruara në spital, rasteve që kërkojnë trajtim në terapi intensive, rasteve të humbjeve të jetës, situata ka qenë e qëndrueshme, përkundrejt 14 ditëve të vlerësimit të saj.

Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive”, njofton ISHP./abcnews.al