“Arrest në shtëpi” është masa e sigurisë që Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër dha ndaj Ermal Koko, pronarit të pishinës ku katër ditë më parë humbi jetën 15-vjeçari A.P.
Mbi 47-vjeçarin Koko, person nën hetim për ngjarjen e rëndë, rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, akuzë për të cilën, me urdhër të Prokurorisë, ky shtetas u ndalua ditën e ngjarjes.
15-vjeçari A.P. humbi jetën disa çaste pasi u zhyt në ujë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.



