15 viktima dhe 226 të infektuar me Covid në 24 orë në Kosovë

schedule15:13 - 31 Korrik, 2020

schedule 15:13 - 31 Korrik, 2020

Sërish shifra rekord të infektuarisht dhe viktimash nga Covid në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 226 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive duke e çuar në 8 330 raste të përgjithshëm.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën gjithsej nga koronavirusi ka shkuar në 227.

Ndërsa gjatë orëve të fundit janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525./abcnews.al