Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

14 raste brenda 24 orëve, Shkodra kthehet në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në Shqipëri

schedule10:26 - 3 Prill, 2020

schedule 10:26 - 3 Prill, 2020

Numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur ndjeshëm gjatë ditës së djeshme në Shkodër.

Siç raportoi gazetari Simon Shkreli, vetëm gjatë mbrëmjes së të enjtes në Shkodër u konfirmuan 12 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 14 numrin total të të prekurve të zbuluar vetëm gjatë 24 orëvë të fundit.

12 rastet e mbrëmjes së djeshme janë të afërm të dy rasteve të paradites, të cilat u konfirmuan edhe nga ISHP.



Rastet e konfirmuara nga ISHP janë një burrë nga lagja Dobraç dhe një grua në lagjen Kiras.

Pritet dalja publike e Minsitrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar rastet e reja në Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një vatër të rrezikshme të infeksionit në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!