Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

126 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës, 16 prej tyre në gjendje të rëndë

schedule09:05 - 18 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 18 Nëntor, 2020

Në spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 126 pacientë me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi:



Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Raporti 24 orësh:

  • 260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3544 analiza.
  • 5 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
  • Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
  • 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

 

  • 145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!