12 mijë euro pagë në muaj, në Kosovë “joshin” kampionin Orges Shehi

schedule08:50 - 10 Maj, 2022

schedule 08:50 - 10 Maj, 2022

Orges Shehi mund të largohet nga Tirana në përfundim të këtij sezoni, edhe pse fitoi titullin kampion dhe nga ana e klubit ka pasur fjalë të mira.

Panorama-Sport shkruan se për Shehin ka një ofertë nga Kosovë, madje me shifra të çmendura. 12 mijë euro në muaj i ofrohen durrsakut.

Përflitet se Gjilani është klubi që e do Shehi. Largimi i tij është i mundshëm edhe për faktin që te Tirana do të ketë ndryshime në skuadër në verë.

Ai u ka kërkuar drejtuesve konfirmimin e pjesës më të madhe të skuadrës dhe zëvendësimin e të larguarve me lojtarë të të njëjtit kalibër. Pa një skuadër kompetitive, Shehi nuk qëndron. / abcnews.al