10 milion banorë, por Greqia numëron prej ditësh më pak raste me Covid-19 se Shqipëria

schedule23:04 - 21 Janar, 2021

schedule 23:04 - 21 Janar, 2021

Greqia ka një numër shumë më të madh banorësh se Shqipëria, megjithatë prej më shumë se një jave ajo shënon numra më të ulët prekshmërie nga koronavirusi krahasuar me vendin tonë.

Kështu, ndërkohë që Shqipëria me 2.8 milion banorë numëroi dje 678 raste të reja, Greqia me rreth 10 miliin banorë kishte 509 raste të reja.

Raporti ka qenë i ngjashëm edhe gjatë ditëve të fundit duke pasqyruar një numër të ulët të prekurish në Greqi krahasuar me Shqipërinë.

Greqia ndodhet nën një karantinë të fortë që prej fillimit të dhjetorit, ndërsa ka filluar vaksina, ndërkohë vendi ynë nuk është duke aplikuar karantinë në qytete apo zona të caktuara përveç detyrimit për t’u mbyllur në orën 22:30.

Gjithashtu në Greqi ka nisur vaksinimi, ndërsa Sistemi Shëndetësor aty është më i avancuar se i yni. Të gjitha këto duket se kanë ulur numrin e rasteve pozitive me koronavirusi aty, ndryshe nga Shqipëria ku vërehet një rikthim në shifrat e larta të nëntor-dhjetorit pas një uljeje gjatë fillimit të janarit. /abcnews.al