10 ekipet e dekadës: Barcelona dominon sërish, Interi dhe Milani “pikiatë”

schedule16:58 - 24 Mars, 2021

schedule 16:58 - 24 Mars, 2021

FFHS, i njohur ndryshe si Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, ka publikuar dhjetë skuadrat më të forta të dekadës së fundit. Në krye Barcelona e Leo Messit, njësoj si në vitet 2001-2010.

Katalanasit kanë fituar 6 tituj kampionë, 5 Kupa Mbreti, 4 Superkupa Spanje, 1 Champions League, 1 Superkupë Evrope dhe 1 Botëror për Klube në dekadën e fundit. Në vend të dytë Real Madrid, teksa podi kompletohet nga Bayern Munchen.

 

10 ekipet më të mira të dekadës

Më pas PSG, Atletico Madrid dhe Juventus. Kampionët e Italisë renditen në vend të gjashtë, ndërsa një dekadë më parë mbanin pozicionin numër 16-të. Pas bardhezinjve, vijnë katër ekipe angleze: Chelsea, City, United dhe Arsenal.

Napoli i Gattusos mban pozicionin numër 12-të, ndërsa dy klubet e Milanos kanë pësuar një rënie të frikshme krahasuar me vitet 2001-2010. Interi ka shkuar nga vendi i pestë në të 32-in, teksa Milani nga pozicioni i shtatë në të 38-in. /abcnews.al