10 ditë nga El Clasico, Barcelona ka 7 lojtarë të dëmtuar

schedule18:25 - 6 Tetor, 2022

schedule 18:25 - 6 Tetor, 2022

Barça do të luajë tre ndeshje në 10 ditët e ardhshme. 9 tetor  me Celta, 12 tetor me Inter , 16 tetor -me Real Madrid. Për momentin, Xavi ka një listë të madhe të të lënduarve, 7 lojtarë njëherësh, shkruan abcnews.al.

Barça u godit më së shumti nga ndeshjet kombëtare, me lëndime të Depay, de Jong, Kunde dhe Araujo. Bellerin u dëmtua në stërvitje. Lëndimet e Christensen dhe Kessie u njoftuan nga Barça pas ndeshjes kundër Interit. /G.D abcnews.al/