1 miliard dollarë për një fitues të lotarisë, shënohet vlera e tretë më e lartë në SHBA

schedule09:01 - 23 Janar, 2021

schedule 09:01 - 23 Janar, 2021

Çmimi i një lotarie në Michigan ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarësh, që e ka bërë atë çmimin e tretë më të lartë të lotarisë në historinë e SHBA-së.

Numrat fitues të tërhequr të premten janë, 4, 26, 42, 50, 60 dhe një top-mega me numrin 24.

Çmimi “Mega Millions” është rritur që nga 15 shtatori, pas fituesit të një bilete, e shitur në Wisconsin. Ndwrkohw vetëm dy çmime të tjera lotarie në SHBA kanë qenë më të larta se kjo.

Shumica e fituesve zgjedhin që paratë t’i marrin në dorë, që për lotarinë “Mega Millions” është 739.6 milionë. Kjo lojë luhet në 45 shtete. l.k/abcnews.al