Padia e Lefter Allës, Salianji: S’kam pasur dijeni deri ditën kur u shfaq videoja

12:50 | 24/01/202012:500

I ftuar në studion e “ABC News”, me Juli Xhokaxhi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për videon e kryebashkaikut të Bulqizës, Lefter Alla që u filmua duke marrë lëndë narkotike. Salianji u shpreh se një kryetar bashkie duke thithur drogë është sot thelbi i diskutimit, ndërsa theksoi se kjo nuk është ndonjë gjë e re për të dhe se nuk ka ndonjë lajm në këtë histori.

“Institucionet duhet të ishin mankthi i banditëve dhe kriminelëve, ndërkohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në institucione publike. Nuk ka lidhje PD, nuk kam pasur dijeni deri ditën që video është shfaqur, dhe padiskutim reagimi jonë ishte i menjëhershëm. Edhe reagimi i qeverisë duhet të jetë i menjëhershëm për ta shkarkuar. Nuk është ky rasti i parë. Këta vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë pavarësisht se janë kapur me “presh në duar” si shkelës”, tha Salianji.

Gjithashtu ai u shpreh se ka shumë denoncime në çdo zonë për kryetarët e bashkisë.

“Kemi deputetë me precedent të rëndë penal, ky njeri sot ndan me krimin pushtetin. Kryetarja e bashkisë së Durrësit iku për shkak se ia dorëzoi sërish krimit Bashkinë. Çfarë ka pasur të dënuar nga koha e PD po dalin tani. Ka kaq shumë denoncime në çdo zonë për kryetarët e bashkisë. Janë plotësisht mjaftueshëm për të tronditur opinioni publik. Nuk ka rëndësi të madhe se kush janë emrat e tjerë. Kanë zaptuar zyrat e bashkive për shkak të përfshirjes së Ramës drejtpërdrejt me krimin”, tha më tej Salianji.

Pyetje: Uleni në tryezë me njerëz që i keni konsideruar se duhet të jenë pas hekura.

Salianji: Nuk mund ta zgjedhim dot drejtpërdrejtë kundërshtarin politik, i vetmi kusht i Bundestagut ku ne mund të japim kontribut është reforma zgjedhore. Nuk ka asnjë diskutim që nesër atë qeverisje do ta çojmë para drejtësisë penale, më konkretisht , Damian Gjiknurin.

Pyetje: Pse tani zgjodhët të uleni me kundërshatarin ndërkohë që Rama ka bërë thirrje edhe më parë për të diskutuar.

Salianji: Gjithçka ka të bëjë më kohën, nuk kishte të njëjtën vëmendje ndërkombëtare ndaj Shqipërisë, Rama e kërkonte uljen në tryezë për propagandë. Për shkak të aksionit tonë politik 6 mujor u kthye vëmendja e ndërkombëtare duke vendosur edhe kushtet e Bundestagut.

Zgjedhje të parakohshme pas miratimit të reformës zgjedhore?

Salianji: Nuk mund ti themi jo ndryshimit politik. Ka një trysni ndërkombëtare ndaj Ramës për të bërë ndryshim. Po kërkojmë që të garantojmë kushtet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kërkojmë largimin e Ramës.

Më tej ai tha se një njeri që përfshin bandit në vendimmarrje do të rezistojë, por ne do ta çmontojmë. “Ndëshkimi i personave që janë kapur me shit-blerjen e votës”, tha Salianji.

Sa i përket skandaleve të qeverisjes Rama, a është paaftësi e opozitës për të rrëzuar këtë qeveri?

Kanë qenë insistimet tona për të zbuluar skandalet me denoncime. Ka shumë njerëz që mendojnë s kjo punë zgjidhet me armë. Por ne kemi bërë denoncimet , kemi paraqitur opsionet tona për çdo skandal të qeverisjes. Po përdorim të gjitha mekanizmat që ne ta shkurtojmë jetën e qeverisë për shkak se Shqipëria po shkon keq e më keq.

Ne rast se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, cili do të jetë reagimi i opozitës?

Salianji: Kemi një çmontim të qeverisjes në sytë e publikut dhe një rritje të PD. Kemi ndjekur një strategji që të çojmë rrëzimin e Ramës për sa më pak kosto për shqiptarët. Presioni të çon në largim, por dikush që thith tasim me kokainë nuk largohet nga presioni politik. Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh më tej Salianji.

Pyetje: Në rast se zgjedhjet e parakohshme realizohen dhe Edi Rama fiton?

Salianji: Në çfarëdo lloj zgjedhjesh të kemi PD dhe opozita është qeverisja e nesërme.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono