Triologjia “Opera në park” mbyll sezonin artistik

17:45 | 17/07/201917:450

Drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, gjatë takimit me gazetarët  për përmbylljen e sezonit artistik konfirmoi se punimet e teatrit të ri përfundojnë në Janar. Ndërkohë që spektatori kryeqytetas do të ketë mundësi të shijoj tri mbrëmje të veçanta me arie shqiptare,  balet dhe këngë e valle nga ansambli.

Drejtoresha  Zana Çela përmbylljen e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit ka preferuar ta bëj në një takim miqësor me gazetarët e kulturës. Çela shprehet optimiste për mbarimin e punimeve në teatër në Janarin e vitit të ardhshëm.

Triologjia “Opera në park” përmes tri mbrëmjeve me dimensione dhe ngjyra të ndryshme në kryeqytet përmbyll shfaqjet e këtij sezoni. Nata e para i dedikohet kompozitorëve shqiptarë.

Pasuria dhe larmia e folklorit shqiptar nga veriu në jug do të zbresë në park mbrëmjen e 19 Korrikut. Triologjia mbyllet me baletin “Fado”. Gjuha e statistikave sipas Çelës flet për një rritje të konsiderueshme audience.

Gjatë sezonit Janar-Qershor, Teatri i Operës dhe Baletit ka realizuar 293 shfaqje./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono