Rruga Shkodër – Velipojë peng i shpronësimeve, banorët: Nuk lejojmë vazhdimin e punimeve

11:38 | 25/01/202011:380

Rruga Shkodër – Velipojë ende nuk ka përfunduar, ndërsa afati për mbylljen e punimeve ishte prilli i vitit 2019.  Shkak për këtë janë bërë 110 familje që u preken tokat e tyre për arsye se aty kalon rruga e re. Këta banorë ende nuk kanë marrë shpronësimet duke bërë që të mos lejojnë përfundimin e punimeve.

Segmenti rrugor që lidh Shkodrën me Velipojën në fshatin Bërdicë, ka mbetur i bllokuar dhe fadromat kanë mbi një vit që nuk punojnë në këtë segment. Ky segment është i gjatë rreth 3 km. Ndërkohë banorët kanë vendosur këtë gardh për të mos lejuar punimet, për shkak të çmimit sipas tyre tepër të ulët të shpronësimeve.

Çmimi tepër i ulët prej 270 lekë të reja metri katror ka bërë që banorët të protestojnë dhe të mos bien dakord me këtë çmim. Ndërsa sot edhe pse nuk janë dakord me çmimin ata kanë pranuar kushtet e qeverisë, por sërish punimet nuk vazhdojnë për shkak të burokracive në plotësimin e dokumentacionit për shpronësime dhe marrjen e parave.

“270 lekë bën një shishe birrë në lokal”, shprehet një banor.

Banorët janë të vendosur që nuk do lejojnë vazhdimin e punimeve pa marrë paratë.

“As këto nuk po i japin, këtu është një absurditet”, shprehen ata.

“I kam dorëzuar të gjitha dokumentet dhe asgjë nuk kam marrë deri tani”, thotë një tjetër banor.

Ndërkohë qarkullimi në drejtim të Velipojës bëhet vetëm përmes rrugës së vjetër për tu lidhur në afërsi të fshatit Trush në segmentin e ri të ndërtuar së nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Investimi në këtë aks kap vlerën e 764.8 milion./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono