Alarmi i rremë për bombë/ Kosovë, Sveçla: Serbi, Lazar Zivkovic kreu telefonatën

schedule20:14 - 6 Korrik, 2025

schedule 20:14 - 6 Korrik, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me alarmin për bombë  në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së shtunë.

Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla tha se është identifikuar personi që e ka dërguar mesazhin për alarm dhe sipas tij pistat e hetimit të dërgojnë në Serbi.

Sveçla tha në një postim në rrjetet sociale se kërcënimi është i regjistruar në Serbi numri i celularit i  përket shtetasit serb Lazar Zivkovic, kurse në disa profile të ndërlidhura me këtë numër është gjetur fotografia të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladic.

Ministri tha se institucionet e Kosovës po e trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe theksoi se do të kërkohet mbështetja ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas alarmit të rremë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ishte planifikuar të mbahej ditën e shtunë në ora 11:00, por u shty për në orën 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim të një bombe brenda ndërtesës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës, e cila më vonë konfirmoi se alarmi ishte i rremë.. Seanca e 42 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi, kurse seanca e radhës është parashikuar të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!