VIDEO/ Aksident në Kukës, mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

schedule19:34 - 6 Korrik, 2025

schedule 19:34 - 6 Korrik, 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Çaje në Kukës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më tej.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Liman Shehu, 65-vjeç që ishte edhe drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë në vendin e ngjarje, ka mbërritur edhe policia ku edhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!