Rama mbyll fushatën në Vlorë: Në vitin 2019 u përsërit historia e Haxhi Qamilit

21:18 | 28/06/2019

Kryeministri Edi Rama mban mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Bashkinë e Vlorës.

“Shumë faleminderit. Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme ‘Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr. Po këtu kemi bërë takimin përmbyllës të fushatës së dy viteve më parë dhe e mbaj mend atë takim duke e kujtuar se i kisha parë të gjitha por me ç’po shoh s’kam parë gjë akoma. Kjo prani e jashtëzakonshme këtu nuk është thjesht mbështetja që ju i jepni Pëllumbit, Dritanit, mua, PS por është mesazhi që i jepni gjithë Shqipërisë për ditën e diel. Çdo shqiptar nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Kukësi në Fier duhet ta dëgjojë mesazhin e kryeqytetit të historisë së shqiptarëve. Çdo burrë e çdo grua. Çdo vajzë e çdo djalë që fjalën e parë e ka pasur nënë duhet sot ta harrojë nëse është socialist apo demokrat dhe duhet të dëgjojë zërin e historisë që kërkon historinë. Zërin e qytetit të pavarësisë që kërkon lirinë dhe demokracinë , zërin e Vlorës së shpresës dhe ëndrrave që kërkon që çdo kush qytetar i këtij vendi të mundi dhe të fundosë njëherë e mirë Shqipërinë e vjetër të frikës dhe kërcënimeve. Ju jeni populli që i jepni mesazhin të gjithë Shqipërisë për 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi parë një opozitë si kjo. Nuk kishim parë që në parplament që të gjuhej me vezë dhe çizme. Nuk kishim parë që institucionet të sulmoheshim me flakë. Në vitin e 2019 u përsërit historia e Haxhi Qamilit. Po të ishte Saliu sot në Vlorë do të thoshte se kishin ardhur 2 milion veta. Ata janë gati ta djegin edhe njëherë Shqipërinë“, tha Rama.

“Kërkesa e fjalës së fundit është që fjalën e fundit, meqë e tërë Shqipëria tani na sheh e dëgjon, ta themi së bashku me një buçitje vlonjate, Shqipëri-Shqipëri. Shqipëri…

Rroftë Vlora!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!”

Me këto fjalë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore. Ai ka zgjedhur Vlorën për mbylljen e kësaj fushate, në qytetin ku është zgjedhur dhe deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono