Teksa bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës kanë rifilluar, palestinezët presin të dëshpëruar një marrëveshje që do t’i japë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Abeer al-Najjar, e cila qëndron me familjen e saj në një tendë në zonën bregdetare Muëasi, thotë për Associated Press se ka qenë një luftë për të siguruar ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për familjen e saj, dhe se jetesa e në një tendë, mes bombardimeve ka qenë e mjerueshme.
“O Zot, le të ketë një armëpushim, jo një ku të na mashtrojnë për një ose dy muaj dhe pastaj të kthehen të na bëjnë atë që bënë më parë. Ne duam një armëpushim të vazhdueshëm, një armëpushim të plotë.”
Burri i saj, Ali al-Najjar se jeta është tejet e vështirë në verë, ku familja nuk ka pasur qasje në ujë të pijshëm, dhe jetesa në një tendë të mbushur me njerëz i ka bërë kushtet edhe më të këqija.
Ai tregon shpresën e tij për një fund të luftës dhe për të rindërtuar shtëpitë që tashmë janë shkatërruar.
Skenat nga Gaza janë dëshpëruese, teksa banorët ndjekin nga pas kamionin e ujit me kova nëpër duar.
Kamioni kalon çdo katër ditë dhe kjo ka sjellë probleme sidomos për fëmijët që janë dehidruar dhe përballen me sëmundje.
Mes shpresës për një armëpushim, palestinezët megjithatë mbeten të rezervuar, nga frika se edhe ky raund bisedimesh, do të rezultojë në zhgënjim./abcnews.al


