Meta në Durrës me Talat Xhaferrin dhe Ali Ahmetin: Nuk do e harrojmë kurrë ndihmën tuaj

18:33 | 28/11/201918:330

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar në Durrës një takim me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit të mbërritur nga Maqedonia e Veriut.

Të pranishëm kanë qenë edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri Bujar Osmani, dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Meta shprehu mirënjohjen për ekipin maqëdonas gjatë operacionit për shpëtimin e jetëve.

Dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këto orë që ju keni kaluar këtu në kushtet më të vështira dhe nuk do e harrojmë kurrë këtë ndihmë kaq vëllazërore”, tha Meta.

Ndërkaq, kreu i BDI, Ahmeti theksoi edhe kanë ardhur për të inkurajuar misionin fisnik.

Do doja t’ju përshëndes të gjithë juve këtu shpëtimtatëve. Kam ardhur me kryerain e Parlamentit, zv.kryeministrin, deputetët për t’ju inkurajuar për misionin tuaj fisnik. Dashtë zoti që tragjedi të tilla të mos ketë, por këto janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar në media për punën dhe sakrificën tuaj, kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. Ju uroj të gjithë shëndet dhe zoti ju bekoftë në punën  tuaj”, tha ai./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono