Kajmaku bëri “puç” në bashkinë e Vorës, zbulohet veprimi i papritur pak orë para shkarkimit

12:03 | 07/11/201912:030

Sot bëhen 7 ditë kur bashkia e Vorës nuk ka një kryetar, kjo pas vendimit të KQZ-së të premten e shkuar për ta shkarkuar Agim Kajmakun si të prekur nga dekriminalizimi.

Teksa Presidenti i Republikës, njëlloj me Shkodrën, pritet të mos dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve, rruga e menduar për tu ndjekur nga socialistët ishte që këshilli bashkiak të komandonte përkohësisht si kryetar një nga nënkryetarët e bashkisë.

3 muajt e tij në detyrë, Kajmaku kishte punuar me dy nënkryetarë: Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri.

Në një lidhje live me studion e Abc News gazetarja Esiona Konomi tha se kjo e fundit ishte rekomanduar për atë detyrë nga e deleguara e PS-së në atë zonë, Belinda Balluku.

Së fundmi marrëdhëniet e Kajmakut me Ballukun nuk ishin të mira, dhe nënkryetarja e bashkisë, Laureta Omeri, ishte kthyer në një mollë sherri”, tha gazetarja.

Pikërisht zonja Omeri ishte projektuar që të zgjidhej nga këshilli bashkiak si drejtuese e përkohshme e bashkisë Vorë.

Por, edhe i zhënjyer nga fakti që partia nuk e mbrojti nga shkarkimi, por edhe për të mos i lënë kontrollin e bashkisë Ballukut, Agim Kajmaku ka bërë një lëvizje surprizë.

Abc News ka mësuar se të premten në mëngjes, përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Brahimaj dhe Laureta Omeri, raporton abcnews.al.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari.

Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.

Në këtë mënyrë, Kajmaku sposton partinë nga konkrolli i bashkisë, dhe e merr atë vetë gjithë influencën në institucion, edhe duke mos qenë kryetar.

Dy nënkryetarët janë përpjekur t’i shpallin të paligjshme të dy urdhërat e shkarkimeve, por ende ndonjë institucion nuk i ka rrëzuar ato. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono