Dorëzohet Benjamin Netanyahu, qeveria e re nga Benny Gatz

10:56 | 22/10/201910:560

Kryeministri në largim i Izraelit Benjamin Netaniau ka dështuar në përpjekjet e tij për krijimin e qeverisë së re. Presidenti Izraelit Rivlin do i dorëzojë brenda 72 orësh mandatin për krijimin e qeverisë, liderit të partisë Bardhë e Blu, Gantz.

Benjamin Netaniau dorëzohet. Kryeministri në largim i Likud i ka dorëzuar kreut të shtetit Rivlin, mandatin për krijimin e qeverisë.

Tashmë i takon Beni Gatz që të krijojë një mazhorancë në Kneset. Lideri partisë bardhë e blu ka 28 ditë kohë për të prezantuar qeverinë e tij. Gantz ka marrë 33 vende në parlament në zgjedhjet e muajit shtator. Por kjo shifër nuk ia lehtëson punën për gjetjen e numrave që i duhen për një koalicion të mundshëm

Lëvizja që hap skenare të reja në politikën izraelite, ishte parashikuar prej kohësh në 17 tetor Gantz refuzoi propozimin e fundit të Netaniau për të bazhkëqeverisur, në një kohë që ky i fundit rrezikon procesin gjyqësor për korrupsion.

Propozimi kishte të bënte me hyrjen e partisë Bardhë e Blu në një qeveri të gjerë të unitetit kombëtar me Likud dhe partitë fetare në një platform politike të pranuar nga palët. Por përgjigja e Gantz ishte e prerë dhe e qartë: Asnjëherë me Netaniau.

Kreu i shtetit Rivlin u shpreh se do t’i dorëzonte Brenda 72 orësh, mandatin Gantz i cili është lideri i partisë që ka më shumë deputetë nga zgjedhjet e shtatorit. Partia e tij bardhë e blu premton se do të krijojë një qeveri liberale të unitetit kombëtar e cila do të ndryshojë shumë gjëra.

Nëse dhe Gantz do të dështonte në përpjekjen për krijimin e qeverisë, Rivlin mund ti japë mandatin një prej deputetëve të parlamentit që do të ketë mundësi të bëjë bashkë 61 kolegë të tijj. Në rast të kundërt, vendi do të shkonte sërish në zgjedhje, për herë të tretë në më pak se një vit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono