Parashikimet u respektuan, por jo aq sa duhet. E vërtetë që është Reali gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Botës së Klubeve, por skuadra e madhe spanjolle nuk e pati aspak të lehtë.
Suksesi 3-2 ndaj Dortmundit nuk ishte I qetë, dhe rezultati mbeti I paqartë deri në fund, edhe pse të besuarit e trajnerit Shabi Alonso e nisën shkëlqyeshëm.
Madrilenët kryesuan 2-0 në vetëm 20 minuta, me golat e shënuar në pjesën e pare nga Gonzalo Garsia dhe Fran Garsia, pra nga dy talente të akademisë.
U duk se ky do të ishte përfundimi, dhe spanjollët e kontrolluan përballjen çerekfinale deri në minutën e 90-të.
Pikërisht në aq pak kohë sa kishte mbetur ndodhi një çmenduri e vërtetë.
Papritur pati shumë gola. Dortmundi hapi ndeshjen kur realizoi Bajer në minutën e 92-të, e pastaj Kilian Mbape shënoi të tretin për Realin.
Kampioni francez tregoi klasin dhe mendimet e tij shkuan tek Diogo Zhota dhe vëllai I tij, që u shuan në aksident.
Gjithsesi, në fund të kohës shtesë gjermanët shënuan me penallti, dhe u desh një pritje e madhe e portierit madrilen që të sigurohej fitorja.
“Dhe tani PSG, – shkruan e përditshmja “Marka”, – Mbape shkëlqen me një gol të madh që ia dedikon Diogo Zhotasë dhe vëllait të tij! Madridi fitonte 2-0 në 20 minuta!”
“Fabrika është në nivel botëror, – mburret gazeta tjetër madrilene, “AS”, me akademinë e Realit, – Gonzalo e Fran Garsia çojnë Realin në gjysmëfinale përballë PSG-së! Fillim I madh, por ankth në fund!”
Tashmë, në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve do të luhet një ndeshje e madhe, një finale e vërtetë Real Madrid-Paris Sen Zhermen.