Vlora i kthehet vlonjatëve/ Lirohen hapësirat publike, aksion edhe për pastrimin e qytetit

schedule12:40 - 6 Korrik, 2025

schedule 12:40 - 6 Korrik, 2025

VLORË- Për të dytën ditë radhazi, në Vlorë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qytetin bregdetar. Jo vetëm kryebashkiaku Ermal Dredha por në terren ka zbritur edhe ministri I mbrojtjes Pirro Vengu për për të zbatuar me përpikëri udhëzimet e shefit të qeverisë.

Këtë të diel, aksioni u përqendrua në Pyllin e Sodës, një nga hapësirat më të rëndësishme të Vlorës. Kryebashkiaku Dredha paralajmëroi masa të rrepta ndaj cdo individi apo subjekti që zapton hapësirat publike.

“Vlora meriton të jetë gati siç ka qenë gjithmonë por edhe e pastër siç duhet për të gjithë ata që vijnë me pushime. Është bërë një thirrje, kemi dashur të marrim vëmendje që ndoshta për vite me radhë, duke evituar edhe pjesën e ligjit, por të gjithë e përqafuan këtë aksion dhe për këtë nuk ka kthim pas. Të gjithë do të fillojnë të çlirojnë ata pjesë që janë të zëna, dhe aty ku do të ketë rezistencë do të ndërhyjë forca e ligjit, IMT, dhe bashkia që ne të kemi në vazhdim një qytet ashtu siç duam. Nuk u kujtuam sot apo dje, por vjen edhe një moment që niveli i asaj që kërkon Vlora si një destinacion turistik, do të këto lloj ndërhyrjesh”

Për punonjësit e Bashkisë së Vlorës nuk ka pushim thotë Dredha, pasi të gjithë do të angazhohen maksimalisht për një sezon turistik cilësor.

Nuk ka pasur ndonjëherë pushim për punonjësit e administratës, thjesht duhet një ndërgjegjësim më i madh që ta shikojnë me syrin e turistit, e atij që i dhemb qyteti dhe në këtë mënyrë ofrojmë diçka më cilësore sa i përket mirëmbajtjes së qytetit”

Të hënën, Edi Rama pritet të rikthehet në Vlorë. Kryeministri do të ndjekë nga afër Task Forcën e ngritur për zbatimin e porosive të dhëna si dhe do të inspektojë zonat në të cilat janë raportuar problematika nga qytetarët dhe deputetët e zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!