Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

18:12 | 13/11/201918:120

Prej disa ditësh Agim Kajmaku ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon të jetë në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangosjes, pas një informacioni të sigurt nga radhët e sistemit të drejtësisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës po negociojnë për dorëzimin vullnetar të Kajmakut, ndërsa ky i fundit përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit në gjykatë.

Personat me pushtet dhe me lidhje politike vijojnë t’i shpëtojnë arrestimit nga policia, edhe pse ndaj tyre ka një vendim gjykate.

I tillë është edhe rasti i Agim Kajmakut, ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës. Ai mundi t’i shpëtonte prangosjes, duke u informuar në kohë për arrestimin e tij.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qytetarët e thjeshtë. Ata prangosen edhe kur janë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërsa të zgjedhurit vendorë ose me përkrahje politike, preferojnë të sfidojnë shtetin duke qëndruar në arrati.

Ky trend është në rritje kohët e fundit. Dhe Agim Kajmaku nuk bën përjashtim. Burime nga Komisariati nr.6., dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, pohuan se janë lënë të gjitha mundësitë e komunikimit, si me familjarë të Kajmakut, ashtu edhe me avokatin e tij për t’u dorëzuar vullnetarisht.

Kjo është një rrethanë lehtësuese ku personi nën hetim, përfiton automatikisht ulje të 1/3 së dënimit në gjykatë.

Prokurori i Tiranës Kolë Hysenaj ka firmosur urdhër-arrestin për ish-kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të formularëve” si dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Abc News publikoi më herët se, Kajmaku shkarkoi nga detyra dy zëvendësit e tij, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri, duke vendosur si të vetmin nënkryetar, shefin e Kabinetit Gent Picari. Sipas prokurorisë, Kamjaku e ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mësuar se u shkarkua nga KQZ-ja, duke i vendosur vendimit datën e një dite më parë./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono